Presidenti pret certifikimin e rezultateve, mandej kështu ka me veprue

Hashim Thaçi

President i vendit, Hashim Thaçi, asht tue pritë certifikimin e rezultateve të 11 Qershorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për me veprue mandej në dhanien e mandatit partive politike për formimin e qeverisë.

Në zgjedhjet e 11 Qershorit asnjana parti nuk ka arritë me sigurue shumicën në Kuvend për me formue Qeverinë, gja e cila simbas analistëve mundet me prodhue nji krizë institucionale ngjashëm si në vitin 2014.

Në këtë situatë asht hapë debati që e drejta për formimin e Qeverisë, t’i ipet Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka dalë si partia e dytë në zgjedhje, nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma , si fitues i zgjedhjeve nuk arrin me formue qeverinë.

E për këtë, në Presidencën e Kosovës kanë thanë se presidenti Thaçi mbas certifikimit të rezultateve ka me veprue në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, shkruen lajmi.net.

“Presidenti nuk mundet me ndërmarr veprime pa u ba certifikimi i rezultateve zgjedhore. Mbas certifikimit, mbrenda afateve të përcaktueme, presidenti ka me veprue në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës.