President Thaçi: Kampionet e xhudos janë nderi i Kosovës

thaciikelmendiii

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi priti sot në takim ekipin e xhudisteve kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, të cilat fituen medalje në Kampionatin Europian në Rusi.

Presidenti në takim ka prit delegacionin e Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK), të përbame nga Agron Kuka, kryetar, Driton Kuka, përzgjedhës i përfaqësueses, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, xhudiste të përfaqësueses së Kosovës, të stolisuna me medalje të arit, përkatësisht bronzit në Kampionatin Europian në Rusi.

Presidenti Thaçi pergëzoi Majlinda Kelmendin për sukseset e saj të vazhdueshme në xhudo dhe në veçanti për suksesin e fundit si fituese e Medaljes së Artë në kampionatin e xhudos që u mbajt në Rusi .

“Uroj Majlindën dhe Norën për fitoren madhështore të medaljes së artë, për nderin e madh që i kanë ba shtetit të Kosovës në nji ambient dhe mjedis ku u nderue dhe u respektu dhe u ngrit në piadestal himni dhe flamuri i Kosovës. Ju jeni nderi i Kosovës, imazhi i Kosovës. Ju jeni ata që na të gjithë krenohemi”, tha presidenti Thaçi.

Kampionia e xhudos Majlinda Kelmendi tha se ky asht vetëm nji fillim i mbar.

Ajo premtoi se Kosovës do ti sjellë shumë medalje.

Presidenti pret kampionen e Europës në xhudo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka prit në zyrën e tij, xhudisten Majlinda Kelemendi, e cila fitoi garën e kampionatit europian në këtë garë.
Në takim asht edhe trajneri i Kelemendit, Driton Kuka dhe Nora Gjakova që fitoi vendin e tretë në garën e xhudos n’Europë.