Presidenti pret në takim nji delegacion nga Lugina e Preshevës. Kjo asht porosia e tij

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë sot nji delegacion të Luginës së Preshevës të kryesuem nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu. Ai në takim theksoi se me konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, kanë me u rritë edhe mundësitë për m’i mbështetë ma shumë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Respektimi i të drejtave të pakicave asht njani prej kritereve kryesore për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe asnji shtet kandidat, përfshi këtu edhe Serbinë, nuk mundet me avancue në procese integruese pa i përmbushë standardet ma të nalta të respektimit të pakicave”, ka shtue presidenti Thaçi.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, tue folë për nivelin e bashkëpunimit mes autoriteteve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës, theksoi se egzistojnë mundësi të shumta për me thellue këtë bashkëpunim.