Presidenti pritet me mandatue Haradinajn për kryeministër

Mbas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që me nominue edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Pritet që ai me qenë lideri i AAK, Ramush Haradinaj.

Simbas procedurave, Haradinaj duhet me marrë bekimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Mbas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mundet me ndodhë që nga sot mbasdite apo edhe mbrenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

Shperndaje në: