Presidenti, qe çka thotë për 2 Korrikun 1990

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtue 26-vjetorin e shpalljes publike të Deklaratës Kushtetuese.

Si thotë ai, përmes kësaj Deklarate shprehej vullneti i qytetarëve të Kosovës për avancimin e të drejtave deri në nivel të Republikës dhe të shkëputjes nga Serbia.

Qe postimi i Thaçit:

 
Në kohën kur filloi shpërbërja e federatës jugosllave, nga ambiciet hegjemoniste të diktatorit Millosheviq, një ndër veprimet më të rëndësishme politike të delegatëve të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990 ishte shpallja publike e Deklaratës Kushtetuese.

Përmes kësaj Deklarate shprehej vullneti i qytetarëve të Kosovës për avancimin e të drejtave deri në nivel të Republikës dhe të shkëputjes nga Serbia.

Duke kujtuar 26 vjetorin e këtij akti të rëndësishëm, shprehim konsideratë të lartë për delegatët e asaj kohe. HTH