Presidenti, qe çka thotë për rolin e grues!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e konferencës që promovon tolerancën, dialogun dhe luftimin e korrupcionit, “Interfaith Kosovo”, ka thanë se kjo asht nji nga ngjarjet ma të mëdha në tanë Ballkanin.

Thaçi në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se tema e konferencës së sivjetme “Roli i Grues në Promovimin e Dialogut”, asht adekuate sepse gjinia femnore janë aleatet ma të mira në luftimin e radikalizmit.

 

Ky asht postimi i Thaçit n’Facebook:

 

Sot, në Prishtinë, po fillon një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në tërë Ballkanin për sa i përket promovimit të tolerancës, dialogut dhe luftimit të ekstremizmit.
Është konferenca Interfaith Kosovo që sivjet mbledh 300 mysafirë nga mbi 50 shtete, përfshirë dy Nobeliste të Paqes që vijnë për herë të parë në republikën tonë.

Në fund të konferencës të sivjetme do të ndahet edhe Çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar, ndërsa fitues janë Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, dhe organizata Shën Egjidio nga Selia e Shenjtë.

Tema e konferencës është “Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut”, temë shumë adekuate ngase janë nënat, motrat dhe bashkëshortet aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit. HTH

 

thaciiigrate