Presidenti serb, a po paralajmëron luftë në Bosnje?!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka kërkue rritjen e gatishmënisë së Ushtrisë së Serbisë, për shkak të, si ka thanë, “tensioneve politike në Bosnjë e Herecegovinë”.

Në nji deklaratë për gazetën beogradase “Novosti”, Nikolic ka konfirmue se me drejtuesit e krejt shërbimeve informative dhe të sigurisë ka bisedue lidhun me ato që ai i ka quejt “mesazhe luftënxitëse” nga Sarajeva.

“Kam bisedue me kryetarin e qeverisë, Aleksandar Vucic’in, me përfaqësues të disa shërbimeve, por edhe me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbië, të cilit ia kam paraqit nevojën që ushtria të ushtrojë ma shumë me shumë kujdes aktivitetet e saj të rregullta, për shkak të rrethanave në të cilat nuk mund të ndikojmë dhe situatës e cila gjithsesi na prek edhe neve”, ka thanë Nikolic.

Ai ka thanë se tash për tash nuk ka me thirrë mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale, por ka theksue se Serbia nuk ka me lejue me u befasue nga askush.

“Nuk kemi me lejue që të na befasojë kushdoqoftë”, ka thanë ai.

Tensionet mes Beogradit dhe Sarajevës janë shtue ma shumë mbas shpalljes së referendumit në Republikën Serbe.

Udhëheqja e Federatës së Bosnjës e Herecegovinës e akuzon Beogradin për nxitjen e liderave të serbëve të Bosnjës, ndërsa Beogradi asht distancue deklarativisht nga referendumi, por ka dalë në mbrojtje të aspiratave të serbëve në Republkikën Serbe.

Sarajeva e konsideron referendumin e serbëve si përpjekje për shkëputjen e Republikës Serbe nga Federata e Bosnjës e Hercegovinës.