Presidenti serb: Serbia duhet me hy në BE, por jo në NATO

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, tha se edhe mbas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, rruga e vendit drejt Bashkimit Europian nuk ka me ndryshue, por në aspektin ushtarak ai tha se asht e randësishme me u vazhdue me neutralitet.

“Unë besoj se nuk ka me pase ndryshime mbas këtyne zgjedhjeve, por edhe nëse ka ndryshime në kuptimin e ndryshimit të partive në pushtet, ajo nuk ka me sjellë nji filozofi dhe nji tjetër formë të të menduemit”, tha Nikolic, njofton Vecernje Novosti.

“Serbia duhet me u ba anëtare e BE’s dhe na e duem këtë. Por Serbia nuk ka nevojë për anëtarësimi në NATO, ashtu si NATO në Serbi s’asht e nevojshme”.

Simbas tij, Serbia ka nevojë ma shumë për bashkëpunim me vendet e tjera.