Presidenti shkon n’Bruksel, qe me kend takohet!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet sot në Bruksel me përfaqësuesen e naltë të BE’s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Shultz.

Takimet me zyrtarët e naltë europianë të presidentit Thaçi pasojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për me miratue vazhdimin e mandatit të misionit të BE’s për sundimin e ligjit, EULEX, dhe vijnë në kuadër të nji vizite të zakonshme të tij në Bruksel mbas marrjes së detyrës së presidentit.

Zgjatja e mandatit të EULEX’it për dy vjetët e ardhshëm ka hap edhe mundësinë e takimeve të presidentit Thaçi me zyrtarët e naltë europianë, që i kanë dhanë mbështetje të fortë misionit ma të madh europian për sundimin e ligjit.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës thonë se presidenti Thaçi ka me theksue përkushtimin e Kosovës për rrugën e integrimeve euro-atlantike dhe rolin e saj si “faktor stabiliteti dhe fqinjësie të mirë në rajon”.

Gjithashtu presidenti Thaçi thuhet se ka me kërkue nga zyrtarët e naltë europianë “përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Takimet e presidentit Thaçi me zyrtarët e naltë europianë janë të parat që prej marrjes se detyrës në Prill të këtij viti, në nji mandat 5-vjeçar.