Presidenti shkon n’Panama, a e dini pse!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbas vizitave në shtete të ndryshme të rajonit dhe Europës, të Premten ai ka me udhëtue për në Panama.

Atje, Thaçi ka me ju bashkue ma shumë se 20 liderave botnor të cilët do të marrin pjesë në inaugurimin zgjanimit të kanalit ma të madh në botë, atij të Panamasë.

Përveç Thaçit, në këtë ceremoni ka me marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, si dhe ma shumë se 9 presidentë, mbi 7 kryeministra, si dhe qinda përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, raporton Telegrafi.

Pjesëmarrjen në këtë ceremoni tashma e kanë konfirmue edhe dheta përfaqësues të shteteve të Amerikës Qendrore dhe asaj latine, që ende nuk e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës.

Kanali i Panamasë asht rruga e dytë ma e madhe ujore në botë, e cila lehtëson qarkullimin e anijeve.

Ky kanal asht i gjatë 82 kilometra dhe kalon nëpër ngushticën e Panamasë tue lidh Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor.

Kalimi i parë nëpër kanalin ujor asht inaugurue në vitin 1914, në të cilin punimet për ndërtimin e tij kanë fillue në vitin 1904 dhe në vitin 2014, Panamaja ka festue 100-vjetorin e hapjes së tij.

Ky kanal ishte nën administrimin e SHBA’ve deri në vitin 1999.