Presidenti shpall te Diellen ditë zie për kosovarët e vramë n’Munich

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpall të Diellën ditë zie në Kosovë, në kujtim të tre kosovarëve të vdekun mbramë në Munich.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih.

Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës.

Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella.

Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre.

Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë. HTH”, ka shkrue Thaçi në Facebook.