Presidenti: S’kemi me u ndale derisa të zbardhet fati i të pagjetunve

thacii.jpg

President Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuem martirëve të ranë në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Simbas nji njoftimi, në këtë akademi përkujtimore Presidenti Thaçi tha se Kosova ka hy në vitin e 17’t të çlirimit, e në vitin e 9’t të pamvarësisë, por ende nuk i ka të shërueme plagët e thella të luftës.

Këto vendbanime, krahas betejave heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rezistencës qytetare, na kujtojnë gjithmonë çmimin e lirisë dhe pavarësisë sonë. Para 17 vitesh këtu në Studime të Vushtrrisë, popullata civile e këtyre anëve përjetoi një tmerr të vërtetë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se institucionet e Kosovës asnjiherë nuk kane me ndale zanin dhe angazhimin e tyne për zbardhjen e krimeve dhe gjenocidit të bamë mbi popullatën shqiptare në periudhën e luftës 1998-1999.

Ne nuk do të ndalemi derisa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Ne nuk do të ndalemi derisa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Edhe nga bashkësia ndërkombëtare do të kërkojmë vazhdimisht që të ushtrojë ndikim dhe trysni mbi Beogradin zyrtar”, tha presidenti Thaçi në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Ai shtoi se Kosova ka realizue dy andrra të mëdha, lirinë dhe pamvarësinë, por tash asht tue u ba gati për realizimin e andrrës së tretë: integrimin në BE, NATO dhe KB.

“Së shpejti, qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë. Rekomandimi për liberalizimin e vizave tanimë nuk është çështje javësh dhe muajsh, por vetëm çështje orësh”, tha presidenti Thaçi, duke theksuar se është punuar gjatë për këtë të drejtë.

Në fund, President Thaçi bashke me zojën e parë banë edhe homazhe te varrezat e martirëve në fshatin Studime të Vushtrrisë.