Thaçi: T’akuzuemit s’duhet të jenë ma pjesë e asnji institucioni

thacifolhapun

“Njerëzit me aktakuza mos të jenë ma në institucione as në nivel qendror dhe atë lokal, mos të jenë as në Kuvend, Qeveri, borde apo nivele lokale”, ka thanë Thaçi në debatin e Levizjes FOL.

Ai ka shtue se toleranca ndaj korrupcionit ka me qenë zero.

“Asnji parti politike nuk duhet që në listat zgjedhore të ketë njerëz me aktakuza dhe nuk duhet me marrë pjesë në zgjedhje”, ka thanë Thaçi.

“Dekriminializimi ka me prekë secilin segment të shoqnisë”, ka thanë Thaçi.

————————————-

Presidenti i vendit Hashim Thaçi asht tue shpalose agjenden e tij presidenciale n’forumin “FOL Hapun’ ku mes tjerash ai ka vleresue se si shtylle kryesore e tij asht zhvillimi i dialogut te mbrendshem ne mes liderave te pozites dhe opozites.

Ai ka theksue se ka me punue per nji shtet multi-etnik ngase Kosova asht shtet i tolerances dhe bashkejeteses.

Thaçi nder te tjera ka thane se Kosova s’ka nevoje me marre shembuj nga rajoni sepse asht shembull per ta, tue shtue se ka kushtetuten ma te mire ne bote.

“Normailizimi i raporteve me Serbine nenkupton edhe normalizimin e krejt shqiptareve dhe stabilizimin i rajonit”, theksoi Thaçi.

Ai ka theksue po ashtu se ka me punue qe askush nuk duhet me qene mbi ligjin.

Kurse sa i perket Demakacionit me Malin e Zi, ai tha se nuk asht n’interes partiak me ngadalesue perspektiven ne rrafshin europian.

Derisa per punen e Jahjages, tha se ajo ka ba nji pune te mrekullueshme.

Ne videon e maposhtme mundeni me pa LIVE diskutimin e Presidentit ne forumin ‘FOL Hapun’

 

folhapun

Presidenti sot ‘FOL Hapun’

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka me marrë pjesë në debatin e organizuem nga Lëvizja FOL, si pjesë e forumit FOL Hapun.

Në këtë debat, tue fillue prej ores 10:00, presidenti Thaçi pritet të shpalos agjendën presidenciale.