Presidenti takon ministrin britanik Johnson, merr përkrahje për integrim në BE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvillue nji takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson.

Presidenti Thaçi e ka vlerësue nalt vizitën e kryediplomatit britanik dhe mesazhet e tij të dhana në Kosovë dhe rajon.

“Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE’s. Na jemi të inkurajuem që vazhdue rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuem nga vonesa e BE’s, që po i krijon hapësinë të tjerëve me shtri ndikimin në rajon”, ka thanë presidenti Thaçi.

Kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehë përkrahje për aspiratën e tanë rajonit për anëtarësim në BE.

“Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqijësor në rajon”, ka thanë ai.

Presidenti Thaçi dhe kryediplomati Johnson kanë bisedue edhe për ndërtimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në krejt sektorët ndërmjet Kosovës dhe Britanisë.