Presidenti Thaçi: 11 Shtatori 2001, ditë e randë për botën e qytetnueme, por edhe ditë e kthesës së madhe në historinë botnore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tue përkujtue sulmet terroriste të 11 Shtatorit, ka thanë se dita e 11 Shtatorit të vitit 2001 ishte ma e kobshmja në shekullin e sapofilluem për mbanë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan.

Postimi i plotë i tij:

Dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan.

Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit ishin shumë mizore.

Ndonëse ditë e rëndë për mbarë botën e qytetëruar, ajo u bë edhe ditë e kthesës së madhe në historinë botërore.

Sulmet mbi kullat binjake, ku humbën jetën mijëra persona, më pas binjakëzuan shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, të cilat, të udhëhequra nga SHBA-ja ngadhënjyen në këtë luftë.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë viktimat e 11 shtatorit 2001 me nderime të larta shtetërore. HTH/

Shperndaje në: