Presidenti Thaçi bashkë me Nishanin e Ivanovin në Kongresin e Vjenës

Presidenti Hashim Thaçi bashkë me presidentin e Shqipnisë, Bujar Nishanin e Presidentin e Maqedonisë po marrin pjesë në Samitin Paneuropiane që po mbahet në Vjenë. Ky Kongres po mbahet në 100 vjetorin e Kongresit.

Presidenti Thaçi, bashkë me presidentë të tjerë të rajonit, kanë me qenë pjesëmarrës në panelin kryesor të këtij kongresi, ku ka me u diskutue për zgjanimin e Bashkimit Europian dhe integrimin e Ballkanit Perendimor.

Këtë vit, ky kongres organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë.

Kongresi paneuropian asht nji forum me ndikim në Europë dhe për nji kohë të gjatë asht udhëheqë nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë nji mik i madh i Kosovës.