Presidenti Thaçi ‘bashkon’ politikanët shqiptarë në Maqedoni, dekoron 118 personalitete

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bashkue sot pothuejse të gjithë liderët e shqiptarëve në Maqedoni, në nji ceremoni, ku Thaçi ju ka nda 118 personaliteteve dekorata presidencialë.

Me ‘Urdhnin të Pamvarësisë’, që asht ndër dekoratat ma të nalta që jep presidenti i Kosovës, asht dekorue lideri i BDI’s, Ali Ahmeti, për kontributrin e tij në lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës.

Me të njajtën medalje asht dekorue edhe lideri i PDSH’s, Menduh Thaci dhe ish lideri, tashma i ndjerë, Arbën Xhaferi.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thanë se kështu të bashkuem si sot, shqiptarët e Maqedonisë kanë me u fuqizue edhe ma shumë.

“Nëse bashkoheni si sot këtu, keni me qenë ma të fortë”, ka thanë presidenti Thaçi, tue ju drejtue liderëve politikë të pranishëm në këtë ceremoni.

 

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

perso10

????????????????????????????????????