Presidenti Thaçi: Çashtja e të pagjetunve asht ma urgjentja

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritë në nji takim të përbashkët përfaqësuesit e familjeve të të pagjetunve të komunitetit shqiptar dhe atij serb.

Në këtë takim të përbashkët asht bisedue për domosdoshmëninë e nji zgjidhje sa ma të shpejt për çashtjen e të pagjetunve.

“Çashtja e të pagjetunve asht ma urgjentja dhe kërkon hapa konkretë të menjihershëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka falënderue përfaqësuesit e familjeve të të pagjetunve të dy komuniteteve për gadishmëninë e tyne për me u takue dhe për me punue së bashku për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyne.

“Ju përgëzoj për gadishmëninë për me punue së bashku për këtë çashtje kaq të ndjeshme”, ka shtue presidenti Thaçi.

Ai ka thanë se çashtja e të pagjetunee asht çashtje humanitare.