Presidenti Thaçi dekoron gjeneralin Sir Michael David Jackson me Medalje Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekorue gjeneralin Sir Michael David Jackson me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Simbas nji komunikate për media, Gjeneralit Jackson kjo medalje i asht nda për kontributin e tij në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë gjatë mandatit të tij si komandant i KFOR’it në Kosovë.

“Roli i gjeneralit Sir Jackson ka qenë i pazavendësueshëm, i jashtëzakonshëm, historik për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon”, ka thanë Thaçi.

“Kemi punue në kohë sfidash bashkënisht, në procesin e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyne, në tranzicionin demokratik që e kemi kalue, në përkushtimet e përbashkëta në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shtue ai.

Nga ana tjetër, gjenerali Jackson, komandanti i parë i KFOR’it në Kosovë asht shprehë mirënjohës për dekoratën dhe mikpritjen që i asht ba në Kosovë.

“U ktheva në Kosovë 17 vjet që kur kisha ardhë këtu për herë të parë, kur, më duhet të them, kisha ardhë pa pasaportë. Asht e mrekullueshme për të parë se sa shumë progres keni arritë që nga ajo kohë”, ka thanë ai.

Gjithashtu, gjenerali ka kujtue edhe ditët e randa të mbasluftës së vitit 1999.

“Edhe pse ato ditë të randa shënuen fillimin e këtij progresi, atëbotë kishte nji atmosferë dhe gjendje shumë të randë, kurse sot gjanat kanë ndryshue shumë”, ka shtue ai.