Presidenti Thaçi dekoron shefin e parë të OSBE’s në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë sot në takim ish shefin e Misionit të OSBE’s në Kosovë në periudhën 1999-2001, Daan Everts. Me këtë rast, presidenti Thaçi ka dekorue atë me medaljen e Meritave për kontributin e tij në ndërtimin e institucioneve demokratike, në avancimin e të drejtave të njeriut, si dhe në krijimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Presidenti Thaçi e ka falënderue ambasadorin Everts për punën e tij të shkëlqyeme që e ka ba për vite të tana në periudhën e mbasluftës në Kosovë.

“Ai ka ba nji punë të shkëlqyeshme në fillimin e demokracisë në Kosovë, në fillimin e ndërtimit të institucioneve demokratike, të partive politike, të organizimit të zgjedhjeve të lira, lokale dhe të përgjithshme, të parat në historinë e Kosovës në vitin 2000-2001”, ka shtue ai.

dsc-1557_1479481285-6189009