Presidenti Thaçi dekreton kryetarin e ri të Gjykatës Supreme (foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretue Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin.

Në betimin solemn para presidentit Thaçi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, asht zotue se gjatë kryerjes së detyrës ka m’i qendrue besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ka me ushtrue funksionin e kryetarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëni, tue respektue ligjet dhe etikën profesionale.

Presidenti Thaçi e uroi Kryetarin e Gjykatës Supreme për detyrën e re dhe i ofroi atij përkrahje institucionale.

Shperndaje në: