Presidenti Thaçi dekreton Ligjin për Trepçën

Presidenti Hashim Thaci ka ba të ditun se ka dekretue Ligjin për Trepcen, menjiherë mbasi Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj, të Hanën, për gjigantin metalurgjik.

“Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.

Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës.

Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë”, ka njoftue Thaçi në Facebook.