Presidenti Thaçi denon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes nji adresimi në Facebook ka denue sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt.

Statusi i tij:

Sulmi ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, është i papranushëm, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës dhe përpjekjeve tona për forcimin e sundimit të ligjit.

Ftoj policinë e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që të ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të gjejnë autorët e këtij krimi.

Drejtorit Zogaj i uroj shërim sa më të shpejtë. HTH