Presidenti Thaçi e Ambasadori Delawie nënshkruejnë Grantin e Objektivave Zhvillimore

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi se bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie kanë me nënshkrue amandamentimin e Marrëveshjes dypalëshe mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka me qenë edhe Administratorja e Nalttë e USAID’it nga Byroja për Europë dhe Euroazi, Margot Ellis, Drejtori i misionit të USAID’it në Kosovë, James Hope, etj.

Marrëveshja përfshin përkushtimin e qeverisë së SHBA’ve për të ndihmue institucionet e Kosovës për të realizue reformat, të cilat kanë me shty para zhvillimin e Kosovës.