Presidenti Thaçi e njeh Ferid Aganin si kryetar të PD’s (dokument)

Presidenti Hashim Thaçi e njeh për kryetar të Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin, megjithëse ai asht “shkarkue” nga pozita e kryetarit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm ku merrnin pjesë shumica e anëtarësisë së kësaj partie.

Në ftesën e presidentit Thaçi, dërgue liderëve partiakë për mbledhje, në të cilën ka me u diskutue për reformën zgjedhore, Ferid Aganit, i referohet si kryetar i Partisë së Drejtësisë.

Ekonomia Online ka mësue se edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Agani ende figuron si kryetar i PD’s.

Dy këshilltarë të presidentit Thaçi, të kontaktuem nuk kanë dasht me komentue pse ftesa i asht dërgue Aganit dhe jo “kryetarit të ri”, Sylejman Çerkezi.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtun më 28 Shtator, shumica e degëve të Partisë së Drejtësisë, patën shkarkue kryetarin Aganin.

Nga ana tjetër, Agani ende nuk e ka njoft këtë kuvend, të cilin e konsideron të jashtëligjshëm. Agani ka nisë nji proces të zgjedhjeve nëpër degët “jobesnike”.

Rasti ka shkue në KQZ, ku zyra për parti politike pritet me dhanë qëndrimin e saj përkitazi me situatën e krijueme mbrenda këtij subjekti politik. /ekonomiaonline/

ftesa