Presidenti Thaçi emnon nji këshilltar të jashtëm të ri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka emnue ish-drejtuesin e LPK’s dhe veprimtarin e njohun, Bedri Islami, këshilltar të tij të jashtëm.

Telegrafi ka mësue se presidenti Thaçi, i cili si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme e kishte propozue Islamin për kryetar të Grupit të Punës për shëndrrimin politik të LPK’s dhe krijimin e forcës së re politike, këto ditë atë e ka emnue këshilltar të jashtëm të tij.

Bedri Islami, i cili njihet për angazhimin e tij në LPK, ka krye studimet e nalta në gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin e Tiranës dhe mandej ka diplomue edhe në gazetari, shkruen Telegrafi.

Ai asht autor i 14 librave me poezi, publicistikë, romane, drama dhe tregime.