Presidenti Thaçi: Fati i të pagjetunve duhet me u zbardhë dhe me u ba pjesë e dialogut në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë sot përfaqësuesit e familjeve të të pagjetunve të serbëve të Kosovës, me të cilët ka bisedue për problemin e të pagjetunve në përgjithësi dhe për mundësitë që sa ma parë të zbardhet fati i krejt të pagjetunve.

Thaçi u shpreh se çashtja e të pagjetunve asht çashtje humanitare dhe duhet të zbardhet sa ma parë.

“Fati i krejt të pagjetunve, pa dallim etnie, duhet me u zbardhë sa ma parë. Ky asht edhe parakusht për drejtësi dhe për pajtim të sinqertë mes popujve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e familjarëve u pajtuen me presidentin Thaçi, që kjo të bahet nji nga temat kryesore edhe në dialogun në Bruksel.

“Duhet që kjo çashtje të hapet edhe në Bruksel, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që tana instancat, tana institucionet, të punojnë që sa ma parë të zgjidhet dhe të mbyllet kjo dhimbje dhe kjo vuejtje”, përfundoi presidenti Thaçi.