Presidenti Thaçi: FSK ka me qenë njana prej ushtrive ma moderne në botë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thanë se Forca e Sigurisë së Kosovës asht shëndrrue në nji forcë mbrojtëse, me përgjegjësi dhe profesionalizëm të naltë.

Këto deklarata Thaçi i ka ba përmes nji postimi në Facebook.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është shndërruar në një forcë mbrojtëse, me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë. Demonstrimi i pjesëtarëve të saj në hapjen e Qendrës për Kërkim dhe Shpëtim ishte mbresëlënës: Të shpejtë në intervenime, të përkushtuar dhe shumë efikas! Si pasqyrim i vlerave të shoqërisë sonë multietnike, FSK-ja pa dyshim se do të jetë njëra prej ushtrive më moderne në rajon”, ka shkrue Thaçi.