Presidenti Thaçi fton Pence me vizitue Kosovën

“Në takimin e përbashkët që zhvillova me Pence na kemi fole për vazhdimin e bashkëpunimit dhe rolin aktiv të Shteteve të Bashkueme të Amerikës në rajon, sepse vetëm kështu garantohet paqja dhe e ardhmja e sigurt për të gjitha shtetet e Ballkanit. Po ashtu, e kam ftue atë që me vizitue Republikën e Kosovës”. Këto janë fjalët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, mbas takimit që pati me zavendës presidentin amerikan, Mike Pence.

Thaçi ka thanë se ka ftue zavendëspresidentin amerikan, Mike Pence, që me vizitue Kosovën.

Ata janë takue në kuadër të Kartës së Adriatikut, që po zhvillon punimet në Mal të Zi dhe ka mbledhe liderët e vendeve të rajonit.

“Kosova jo vetëm që duhet me qene pjesëmarrëse, por edhe anëtare e barabartë dhe besoj që të gjitha shtetet kane me i dhane përkrahje kësaj gjaje. Besoj që kane me na u heqe pengesat që të jemi edhe na pjesë e kësaj nisme”, u shpreh ai, njofton Klan Kosova.