Presidenti Thaçi i dergon telegram ngushëllimi familjes Dehari

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes nji telegrami i ka shpreh ngushëllime familjes Dehari për ndamjen tragjike nga jeta e të birit të tyne, Astrit Deharit.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmue edhe zyra për media e presidentit Thaçi.

“Telegrami asht i protokolluem dhe asht dërgue në adresë të familjes, simbas protokollit”, thuhet në përgjigjen e tyne.