Presidenti Thaçi interesohet për sfidat që po ballafaqohen familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë sot në takim kryetarin e Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jasharin, sekretarin e kësaj shoqate, Ramiz Ramën, dhe kryetarin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhajn.

Në këtë takim asht bisedue për sfidat që po ballafaqohen familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, sidomos ato që kanë të bajnë me disa barriera ligjore.

Presidenti Thaçi asht interesue për mirëqenien e tyne, tue thanë se liria dhe pamvarësia e Kosovës nuk kishte me qenë e mundun pa sakrificën e tyne.

Përfaqësuesit e këtyne dy shoqatave kanë theksue se egziston nji nevojë për nji zbatim ma të mirë të ligjeve që prekin këto kategori, si dhe nji koordinim ma i mirë ndërmjet institucioneve, sidomos ministrive.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thanë se institucionet e Kosovës duhet me ba ma shumë në realizimin e kërkesave të këtyne kategorive, gjithmonë tue u bazue në praktika pozitive në rajon dhe Europë.