Presidenti Thaçi ka dorëzue zyrtarisht kërkesën për ndriçimin e atentatit ndaj Presidentit Rugova

Presidenti Thaçi në konferencën për Media ka thanë se edhe zyrtarisht ia ka dorëzue kryeprokurorit kërkesën për ndriçimin e atentatit ndaj ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Ai ka kërkue nga kryeprokurori që në bazë të kompetencave të tij, të ndriçohet sa ma parë rasti përpjekja për atentat kundër ish-Presidentit Ibrahim Rugova në Mars 2005.

“Çdo familje, çdo qytetar i shtetit tonë, ka nevojë dhe ka të drejtë që të dijë të vërtetën për këto raste si dhe për të gjitha rastet tjera ende të pazgjidhuna”, ka shtue ai.

Simbas Thaçit, asht e domosdoshme që institucionet kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme që drejtësia për viktimat dhe familjarët e tyne të vnohet në vend dhe kryesit e akteve kriminale të sillen para drejtësisë.