Presidenti Thaçi dekoron shkrimtarin Dritëro Agolli

Ambasada e Kosovës në Shqipni me anë të nji njoftimi për media ka ba të ditun se presidenti Hashim Thaçi ka me dekorue shkrimtarin e njohun shqiptar Dritëro Agolli.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë,  më 3 Tetor, në orën 14:10,  ka me vizitue familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli dhe me këtë rast kka me dekorue shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Simbas këtij njoftimi, presidenti Thaçi po ashtu ka me dekorue edhe personalitet tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyne të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës