Presidenti Thaçi ka me i dekorue politikanët shqiptarë në Maqedoni. Kush janë ata?

Presidenti i Kosovës me rastin e 22 Nandorit, datës së alfabetit të gjuhës shqipe, ka me i dekorue ish luftarët që kanë luftue në Luftën e Kosovës.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se përveç personave nga Kosova që kanë luftue për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, Presidenti Thaçi ka pregaditë dekor special për ish Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, Ali Ahmetin tue e konsiderue si nji ndër figurat kyçe në luftën e Kosovës që ka dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për fitimin e së njajtës, ku mandej Kosova fitoi edhe statusin e shtetit të pamvarun, sovran dhe demokratik.

Presidenti Thaçi me këtë mirënjohje dëshiron që me dëshmue se asnjiherë nuk e harron kontributin atdhetar të shqiptarëve nga Maqedonia, të cilët në momentet ma vendimtare u rreshtuen kundër okupatorit serb, i cili në mënyrë të vazhdueshme mbillte terror, dhunë dhe burgoste kosovarët e pafajshëm.

Lufta e lavdishme për çlirimin e Kosovës në vitin 1999 ishte si rezultat i nji kontributi të madh tanëshqiptarë, ku në mesin e tyne kontribut të jashtëzakonshëm ka dhanë edhe kryetari aktual i BDI, Ali Ahmeti i cili në atë kohë ka qenë i angazhuem në Lëvizjen Popullore të Kosovës tue dhanë kontribut në ilegalitet për pamvarësinë e shtetit kosovar.

Zhurnal mëson se përveç kryetarit të BDI’s, Ali Ahmeti, Presidenti Thaçi ka me dekorue edhe ish kryetarin e PDSH’s, njiherit edhe filozofin dhe mendimtarin e madh shqiptar, të ndjerin Arben Xhaferin, si dhe kryetarin e tashëm të PDSH’s, Menduh Thaçin.