Presidenti Thaçi: Ka me na mungue kontributi i Sevdije Ahmetit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, asht pikëllue kur ka marrë vesh se ka ndërruar jetë aktivistja e të drejtave të njeriut, Sevdije Ahmeti.

“Ndamja nga jeta e aktivistes shumëvjeçare për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, ishte lajm shumë pikëllues”, ka shkrue presidenti Thaçi në facebook.

Ai ka thanë se Sevdije Ahmeti “ishte ndër të parat që kishte ngritë zanin për të drejtat e grave dhe fëmive në Kosovë, në kohën kur shumëkush kishte zgjedhë heshtjen”.

Presidenti Thaçi ka thanë se Sevdije Ahmeti ishte inspirim për shumë gra të tjera që me ngritë zanin kundër padrejtësive.

“Ka me na mungue kontributi i saj!”, ka përfundue presidenti Thaçi.