Presidenti Thaçi: Kosova dhe BE diskutuen marrëveshjen historike

hashim-thaci-zyre

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka përshëndetë takimin inaugurues të Këshillit për Stabilim Asociim ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Kosovës.

Siç shkruen ai, sot Kosova dhe BE u takuen në nivel të naltë politik, si dy palë të barabarta për me diskutue aspektet kyçe të ndërlidhuba me MSA’n, marrëveshjen historike që Thaçi thotë se e kanë nënshkrue vitin e kaluem, e cila asht themeli i marrëdhanieve mes BE’s dhe Kosovës.

“Kjo marrëdhanie duhet me qenë e qartë dhe e bazueme në faktin që reformat sjellin rezultate konkrete. Kosova nuk mundet me ecë përpara në mjegull. Reformat e bame deri sot dhe ato që kemi me i ndërmarrë si pjesë e procesit të integrimit europian duhet me nënkuptue që nesër Kosova me u ba shtet anëtar i BE’s, ndërsa liberalizimin e vizave, sot”, thekson ai.