Presidenti Thaçi: Kosova gradualisht po integrohet në bashkësinë ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkueme, u takue me Louis Straker, zavendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i shtetit Sent Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Caraibeve (CARICOM), i cili ende nuk e ka njoftë pamvarësinë e vendit tonë.

Thaçi tha se Kosova ka konsolidue statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bahet nji anëtare plotësisht e integrueme në bashkësinë ndërkombëtare.

“Shteti ynë asht njoftë nga 114 shtete sovrane dhe asht anëtar në ma shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashma 10 shtete e kanë njoftë pamvarësinë e Kosovës dhe kanë vendosë marrëdhanie diplomatike me neve. Prandaj, Kosova asht e interesueme me vendosë marrëdhanie diplomatike me Sent Vincent dhe Grenadines me formalizue nji miqësi mes shteteve tona”, ka thanë presidenti Thaçi.