Presidenti Thaçi kthehet në Kosovë, premtime për investime nga Kanada

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përmbyllë vizitën disa ditore në Kanada, ku ishte panelist në edicionin e 10 jubilar të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik “Toronto Global Forum”, që i zhvilloi punimet nën patronazhin e Forumit Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA).

Në forumin e titulluem ‘Udhëheqja në kohë të pasigurta’”, para mbi 100 folësve dhe 2600 delegatëve nga mbi 40 shtete, presidenti Thaçi prezentoi të arritunat e Kosovës si shtet i ri me mundësi të mëdha ekonomike dhe t’ardhme të sigurt euroatlantike, si dhe theksoi se rasti i Kosovës asht shumë specifik për shkak se, zhvillimi i shtresës së mesme asht shoqnue me sfida të shumta.

Ai asht shprehë i kënaqun me interesimin e kompanive kanadeze për interesimin e tyne për të ardhë dhe për të investue në Kosovë në sektorët e minierave, energjisë, turizmit dimnor, etj.

Kreu i vendit ka zhvillue edhe disa takime me krena të nalta të shtetit kanadez.

Edhe në takimet me Guvernatorin e Përgjithshëm të Kanadasë, David Johnston, dhe me Kryeministren e Ontarios, Kathleen Ëynne, konfirmuem thellimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të shtetit të Kosovës dhe Kanadasë, në të gjitha nivelet”, ka thanë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi falënderoi përzemërsisht miqtë kanadezë për mbështetjen e tyne të pakursyem për Kosovën, para, gjatë dhe mbas luftës, tue shtue se asht dakordue me ata për nji agjendë dinamike të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, edukim, si dhe për investime të reja”, shtoi presidenti Thaçi.