Presidenti Thaçi: Kudo që BE’ja len boshllëk, dikush tjetër ka me mbushë atë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Kongresin e Lëvizjes Paneuropiane, ku bashkë me presidentin e Shqipnisë, Bujar Nishani dhe atë të Maqedonisë, George Ivanov kanë folë në nji panel për perspektivën europiane të Ballkanit Perendimor.

Presidenti ka thanë se BE’ja duhet të pranojë se kudo që len nji boshllëk, ka me dalë dikush tjetër që asht i gatshëm ta mbushë atë. Simbas tij, sa ma shumë të ketë angazhim të BE’s, ka me mbetë ma pak hapsinë për fuqitë ma pak demokratike të hueja dhe kërcënime të radikalizmit.

“Në vend të kësaj, kjo premton prosperitet, ma shumë stabilitet, ma shumë reforma dhe ma shumë paqe”, ka shtue ai.