Presidenti Thaçi lavdon Edi Ramën, thotë se kanë me u takue në Prizren të Martën

Hashim Thaç e ka lavdue deklarimin e kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama, në vizitën e fundit në Beograd, tue thanë se ishin fjalë të qëllueme dhe të sakta. Ai ka paralajmërue se të Martën kanë me drekue bashkë në Prizren.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklarue se askush nuk ka ndonji aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipninë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve simbas standardeve europiane.

Thaçi në punimet e Seminarit të 93’të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO’s, që po mbahet në Prishtinë, ka thanë se bashkëpunimi me Shqipninë, duhet m’i gëzue krejt.