Presidenti Thaçi merr letër nga Parisi. Kush po ankohet në këtë letër?

hashim-thaci-zyre

Qendra “Simon Wiesenthal” e luftës kundër antisemitizmit, me seli në Paris, i ka dërgue letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shqetësuem për shtrimjen e antisemitizmit në Kosovë përmes librave të botueme në Egjipt nga “Vllaznia Myslimane”.

Simbas tyne, Kosova nuk mundet me pretendue se po e lufton radikalizmin islamik tue ekspozue urrejtje xhihadiste me materiale.

Kjo Qendër ja ban me dije presidentit Thaçi se këtë ankesë ia kanë dërgue edhe ministrit të Punëve të Mbrendshme Skender Hysenit, i cili nuk i asht përgjigjë letrës.

“Kosova nuk mundet me pretendue për me luftue radikalizmin islamik tue ekspozue veten në urrejtje xhihadiste”, shkruen në këtë letër, përcjell “Zeri.info”.

Më 15 Nandor kjo letër i asht drejtue presidentit të Kosovës nga Dr. Shimon Samuels, i cili protestoi për “shitjen e literaturës së urrejtjes antisemite, vetëm njiqind metra larg nga Pallati Presidencial, gjatë Konferencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) mbi “Luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit”.

Samuels vuni në dokje “shumë versione të librit të Hitlerit ‘Mien Kampf’ dhe të tjerat, në të cilat përfshihen teoritë e konspiracionit të tilla si: ‘Sinagoga e Satanit’ nga Andrew Hitchcock, e mbushun me shpifje kundër hebrejve. ‘Luani nuk fle ma’ nga David Icke, e cila portretizon hebrejtë si nji racë zvarranik-hardhucash nga hapësina e jashtme”.

Letra shton se “këto libra janë përkthye në gjuhën shqipe, gjuhën amtare të Kosovës dhe disa janë botue në Egjipt nga ‘Vllaznia Myslimane’”. Samuels kujton se “dy vjet ma parë ai kishte nderin e përurimit të ekspozitës ‘White Hat’s Exhibition’ në Prishtinë, dedikue për kujtimin e atyne kosovarëve, të cilët kontrabanduen të arratisunit hebrej nga nazistët në Shqipni, ku shumica e tyne mbijetuen Holokaustin”.

Qendra kërkon nga presidenti “për m’i hetue, dënue dhe ndëshkue importuesit dhe shpërndamësit e kësaj literature të urrejtjes”, tue shtue se “nji ankesë asht ba në Ministrinë tuej të Mbrendshme ma shumë se nji javë më parë. Nuk ka pasë asnji përgjigje. Na po e ndajmë këtë letër me sekretarin e përgjithshëm të OSBE’s Lamberto Zanier, dhe presin përgjigjen tuej për këtë çashtje urgjente”, përfundoi Samuels.