Presidenti Thaçi n’Amerikë, pritet me u takue me Presidentin Trump

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, i shoqnuem nga Zoja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi, asht nisë sot për në New York, ku ka me marrë pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme.

Komunikata:

Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, do të priten nga çifti presidencial Trump.

Thaçi do ta ketë një takim te shkurtër me Presidentin Trump. Gjatë vizitës pesëditore në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Ne delegacionin e Kosovës është edhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Shperndaje në: