Presidenti Thaçi në Dubrovnik pati nji kërkesë për Mogherin’in

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit të SEECP, ka zhvillue nji takim përfaqësuesen e Naltë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Thaçi, përmes nji statusi në Facebook, ka ba të ditun se nga Mogherrini ka kërkue nji prezencë ma të madhe të BE’s në rajon, nji qartësi dhe nji perspektivë ma të sigurt për integrimin e shteteve të Ballkanit Perendimor në BE.

Statusi i Presidentit Thaçi:

Në Dubrovnik takova edhe përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Kërkova një prezencë më të madhe të BE-së në rajon, një qartësi dhe një perspektivë më të sigurt për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

BE-ja është korniza e vetme për modernizmin e shoqërive tona, për demokratizimin e shteteve dhe për garantimin e zhvillimit ekonomik. HTH