Presidenti Thaçi në Kanada: Kosova ka shënue rritjen ma të shpejtë ekonomike në rajonin e Ballkanit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ishte panelist në edicionin e 10 jubilar të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik “Toronto Global Forum, që po i zhvillon punimet nën patronazhin e Forumit Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA).

Në forumin e titulluem ‘Udhëheqja në kohë të pasigurta’”, para mbi 100 folësve dhe 2600 delegatëve nga mbi 400 shtete, presidenti Thaçi ka thanë se rasti i Kosovës asht shumë specifik, për shkak se zhvillimi i shtresës së mesme asht shoqnue me sfida të shumta.

Kreu i vendit ka folë për rrugëtimin e vështirë dhe rrethanat e pafavorshme nëpër të cilat kaloi Kosova që nga periudha e paraluftës, rindërtimit, sfidat e mëdha në procesin e shtet-ndërtimit, si dhe vështirësitë në zhvillimin ekonomik, posaçërisht në vitet e para të pamvarësisë që përkuen me krizat ma të mëdha në botë.

Presidenti Thaçi ka thanë se përkundër sfidave, Kosova ia doli që t’’i tejkalojë tana këto probleme të panumërta dhe shënoi rritjen ma të shpejtë ekonomike në rajonin e Ballkanit, në shkallë prej 4 për qind të rritjes mesatare të Bruto Prodhimit Vendor.

Ai ka thanë se ishte jetike që të investojmë në siguri për të sigurue investime.

“Mbas luftës, strategjia jonë e parë e ekonomisë politike ishte të investojmë në siguri për të sigurue investime. Ndërkohë që shumicën e energjive dhe burimeve i kishim të orientueme në rindërtim dhe në fushën e sigurisë, na u fokusuem edhe në reformat e ekonomisë së tregut me privatizimin e ndërmarrjeve shoqnore, në reformat fiskale me uljen e tatimeve dhe heqjen e tyne për shtresat e varfna”, deklaroi ndër të tjera presidenti Thaçi.

“Gjithashtu, u përqendruem edhe në reformat arsimore dhe edukative, me krijimin e kushteve për shkollim pa pagesë dhe libra falas, në reformat në shëndetësi dhe në rritjen e pagave për tanë sektorin publik””, ka thanë presidenti Thaçi.

Ai ka theksue se Kosova ka pasë nji periudhë të randë transitore, por prej vitit 2008 janë shënue hapa të mëdhaj për zhvillimin e shtresës së mesme.