Presidenti Thaçi në Kongresin e Vjenës: E papranueshme që nji shtet që e don BE’n, asht ende shteti ma i izoluem në botë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kongresin Paneuropian në Vjenë, në panelin me presidenta të rajonit, ka folë për procesin e integrimeve europiane të rajonit dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thanë se asht e papranueshme që nji shtet që 95% e kërkojnë anëtarësimin në BE, të mbetet edhe ma tutje shteti ma i izoluem në Europë.

“Kosova edhe ma tutje kërkon liberalizimin e vizave, shumë vjet mbasi fqinjt tanë tashma e gëzojnë këtë privilegj”, ka thanë Thaçi.

Ai ka thanë se asht shumë e vështirë t’i shpjegohet qytetarëve të Kosovës për Bashkimin Europian dhe kur ata mund ta vizitojnë lirshëm atë.

“Si rezultat i këtij trajtimi të padrejtë, kosovarët vazhdojnë të mbeten njerëzit ma të izoluem në Ballkan”, ka thanë Thaçi.