Presidenti Thaçi në Mbretninë Hashemite të Jordanisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtue sot për Jordani, me ftesë të Mbretit të Mbretnisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.

“Gjatë qëndrimit në Aman, Presidenti Thaçi ka me zhvillue nji takim bilateral me Abdullah II bin Al-Hussein , me të cilin ka me bashkëbisedue për mundësinë e thellimit të marrëdhanieve ndërmjet dy shteteve.

Në këtë takim përveç temave politike, ka me u diskutue për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar, të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. Nji temë e veçantë ka me qenë edhe kordinimi i dy shteteve në luftimin e terrorizmit”, thuhet në njoftimin për media.

Presidenti Thaçi, po ashtu ka me marr pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botnor për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit me u organizue nga Mbretnia Hashemite e Jordanisë.