Presidenti Thaçi në Shqipni: Marrëdhaniet në mes vendeve tona e kanë natyrshmëninë e tyne

Hashim Thaçi ka vizitue sot Shqipninë për herë të parë si President i Kosovës.

“Republikën e Shqipnisë e kam vizitue shumë herë, por sot e vizitova zyrtarisht si President i Republikës së Kosovës. Në takimet me liderët e shtetit dhe liderët politikë ne diskutuem për forcimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e dy shteteve tona, me përkrahje të pakursyeme për njani-tjetrin, për integrim sa ma të shpejtë në familjen europiane”, ka shkrue Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Marrëdhaniet në mes vendeve tona e kanë natyrshmëninë e tyne: janë vllaznore, historike dhe, gjithashtu, bazohen në perspektivën e sigurt euroatlantike, e cila asht mbi çdo politikë tjetër!”, thuhet në shkrimin e presidentit kosovar në rrjetin social.

has2