Presidenti Thaçi në spotin e Hillary Clinton

Kandidatja për Presidente të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Hillary Clinton, ka lansue orë ma parë nji videospot të ri, në mbështetje të fushatës së saj elektorale.

Spoti asht nji kombinim i fjalimeve të saj që tashma i ka dhanë gjatë fushatës dhe pamjeve që ilustrojnë ato.

Tue folë për rrugëtimin e saj si sekretare e shtetit, në spotin ma të ri të saj shfaqen shumë takime që ajo ka pasë me liderë botnorë.

Ndër shumë liderë botnorë, në këtë spot asht përfshi edhe takimi edhe me ish-kryeministrin, Hashim Thaçi, tash presidenti i vendit.