Presidenti Thaçi nënshkroi marrëveshjen 49-milionëshe me MCC’n (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Washington të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, nënshkroi në emën të Kosovës marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC’s.

Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se kjo asht nji ditë e madhe në Washington DC për Kosovën.

“Na gjithmonë kemi ditë të mira në Washington për shkak se Kosova dhe SHBA’të, kanë nji miqësi të gjatë dhe të fortë, por sot asht nji ditë e veçantë, sepse na po shtojmë edhe nji mik në listën e gjatë të miqve në këtë kryeqytet. Na po nënshkruejmë këtë marrëveshje me MCC, dhe po hapim nji faqe të re të marrëdhanieve, të fokusueme në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai ma tej tha se kjo marrëveshje asht nji mjet i ri shumë i fuqishëm i mbështetjes për qytetarët e Kosovës, dhe se ka me ndihmue Kosovën në zbatimin e projekteve me MCC.

“Kjo ka me ndihmue Kosovën me themelue nji fondacion, i cili ka me investue gati 50 milionë dollarë në nji mënyrë shumë të fokusueme. Këto investime kanë me ndihmue qeverinë e Kosovës dhe bizniset kosovare të merren me furnizimin me energji elektrike, me kursimin e energjisë dhe me forcimin e transparencës qeveritare për qytetarët”, pohoi presidenti Thaçi.

Programi “Threshold” i MCC- asht përqendrue në fushat kritike për të ardhmen e Kosovës, dhe ai ka me i shpejtue investimet në efikasitetin e energjisë dhe ka me i mbështetë përpjekjet me promovue nji qeverisje efektive dhe llogaridhanëse.

Shperndaje në: