Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Lladrovci

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes nji postimi në rrjetin social Facebook ka ngushëllue familjen Lladrovci për vdekjen e Muhamtit, babën e dëshmorit Fehmi Lladrovci.

Presidenti Thaçi ka shkrue në Facebook se në ditët ma të vështira baci “Tush” ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veteranit dhe atdhetarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Muhamet Lladrovci, bacit “Tush”. Baci “Tush” ishte baba i komandantit Fehmi Lladrovci dhe i veprimtarit Ramiz Lladrovci. Në ditët më të vështira baci “Tush” ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjes Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkrue Thaçi në Facebook